Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë të ditur emëroren e saj për dy ndeshjet e këtij muaji, që do të luhet kundër Katarit më 14 nëntor dhe kundër Belgjikës më 18 nëntor. Përzgjedhësi i helvetikëve, Vladimir Petkovic, në listë e ka përfshirë treshen shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, ndërsa në sy bie përsëri mungesa e Florent Hadërgjonajt, i cili në qershor u paraqit për herë të parë me ekipin A të Zvicrës në miqësoren ndaj Bjellorusisë dhe që nga ajo kohë vazhdon të mbetet jashtë listës së teknikut 55 vjeçar. Zvicra po garon në Ligën A të Ligës së Kombeve, në grup së bashku me Belgjikën dhe Islandën.