Shifrat kanë arritur në 1.706, siç raporton gazeta “NZZ am Sonntag”, duke cituar të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave. Shumica e të dënuarve e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, disa kanë qenë të dehur, ndërsa të tjerët pa patentë shoferi. Në vitin 2008, janë regjistruar 865 të moshuar që janë dënuar. E njëjta shifër, dmth një dyfishim brenda dhjetë vitesh, është konstatuar edhe në marrjen e patentës së shoferit. Vitin e kaluar, 8.400 shoferëve të moshës mbi 70-vjeçare iu është marrë patentë shoferi. Arsyet kryesore për këtë zhvillim janë plakja e Zvicrës dhe sjellja e të moshuarve, shkruan më tej “NZZ am Sonntag”. “Rritja e dënimeve ndaj shoferëve mbi 70-vjeçar është një konstatim i faktit se gjithnjë e më shumë të moshuar jetojnë në Zvicër, gjithnjë e më shumë prej tyre kanë një patentë dhe se pronarët e patentëve gjithnjë e më shumë po drejtojnë vetura”, ka deklaruar Stefan Siegrist, zëvendës drejtor Qendrës këshilluese për parandalimin e aksidenteve. Megjithatë, të moshuarit janë më të ndjeshëm gjatë kryerjes së aksidenteve në komunikacionin rrugor. “Sëmundjet e ndërlidhura me moshën mund të rritin rrezikun e delikteve në komunikacion”, thotë Siegrist.