Gjenevë, 28 shkurt – Qeveria zvicerane sot ka ndaluar mbajtjen e tubimeve të mëdha në vend, ku mund të tubohen mbi 1.000 njerëz, si masë që të pengohet përhapja e koronavirusit të ri.
Qeveria zvicerane e karakterizoi gjendjen e tanishme me koronavirusin si “të posaçme”.
Kabineti i Qeverisë zvicerane njoftoi se ndalesa do të zgjat madje deri 15 mars.