Zvicra e ka mposhtur Gjibraltarin si mysafire me rezultat të thellë 6-1, në duelin e fundit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2020”.
Zviceranët me këtë fitore kanë arritur të prejnë biletën e kualifikimit për “EURO 2020”.
Golat për mysafirët i shënuan Itten 2x, Vargas, Fassnacht, Benito dhe Xhaka, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Sytche.
Pas kësaj fitoreje “Helvetikët” e mbyllin Grupin D në pozitën e parë me 17 pikë, ndërsa Gjibraltari mbetet i fundit me 0 pikë.