Zvicra lehtëson masat e izolimit

46

Qeveria zvicerane vendosi sot (27 maj) të lehtësojë masat kundër pandemisë. Nga dita e shtunë, ky vend do të lejojë tubimet spontane të deri 30 personave.

Përveç kësaj, nga 6 qershori, do të lejohen të gjitha ngjarjet publike ose private me pjesëmarrjen e deri 300 personave. Kjo masë do të lejojë që zyrat e organizatave të shumta ndërkombëtare në Gjenevë, të tilla si Kombet e Bashkuara, të vazhdojnë punën e tyre.

Nga ajo datë, të gjitha objektet argëtuese dhe të kohës së lirë, si pishinat, kopshtet zoologjike, do të rihapen.

Shkollat profesionale dhe të mesme si dhe universitetet gjithashtu do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën.

Në garat sportive do të lejohet pjesëmarrja e publikut.

Sidoqoftë, garat në sportet që përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë, si mundje dhe xhudo, do të jenë të mundshme që nga 6 korriku.

Qeveria zvicerane synon të rivendosë lirinë e lëvizjes dhe të udhëtimit me të gjitha vendet e Shengenit, deri më 6 korrik.

Kontrollet kufitare me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën do të hiqen më 15 qershor. Ky vend nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende tjera.

Lehtësimi i masave ka filluar më 27 prill.

Në Zvicër, 1.917 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Comments are closed.