Qeveria zvicerane njoftoi se prona e ngrirë ruse në këtë vend arrin 6,3 miliardë franga zvicerane dhe shton se vendi “ka zhbllokuar” gjithsej 3,4 miliardë franga, pronë ruse e bllokuar përkohësisht.
“Nuk mund t’i ngrijmë mjetet nëse nuk kemi bazë të mjaftueshme”, tha Ervin Bolinger, funksionar i lartë në Sekretariatin shtetëror për çështje ekonomike, i cili i shqyrton sanksionet,
Zvicra, destinacion i njohur për elitën e Moskës dhe vendin ku ruhet një pjesë e madhe e pasurisë së rusëve, është nën presion të madh shpejtë t’i identifikojë dhe ngrijë pronat e qindra rusëve nën sanksione.