Prodhuesi zviceran i motoçikletave “Quadro Vehicles” ka prezantuar gjashtë motoçikleta të reja për panairin e sivjetëm EICMA të Milanos për motoçikleta. Këto motoçikleta janë të dizajnuara për distanca të shkurtra urbane.
Motoçikleta e parë e tyre quhet Qooder, një skuter unik me katër rrota, për të cilin Quadro thonë se është kombinim i një motoçiklete dhe sigurisë që ofrojnë veturat, transmeton Koha.net.
Qooder ka 32 kuajfuqi e motor 399cc me një cilindër me benzinë e sistem hidraulik.
Quadro do të lansojë edhe një version krejtësisht elektrik të Qooder të quajtur eQooder e i cili do të ketë bateri nga lithiumi 7.2kWh e motor i cili gjeneron 59 kuajfuqi.
eQooder me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkoj 91 kilometra.
Versioni tjetër është Quadro xQooder ka të njëjtin motor sikurse Qooder, por është i përditësuar për terrene të vështira.
‘Quadro Vehicles’ gjithashtu do të lansoj edhe 3 versione të skuterëve me 3 rrota.
QV3 ka motorin 346cc i cili prodhon 28 kuajfuqi me një cilindër.
QVe është versioni elektrik i QV3 i cili ka motorin elektrik që prodhon 24 kuajfuqi e ka bateri nga lithiumi 7.2kWh.
I fundit është Nuvion, një skuter me tre rrota me peshë të lehtë i cili mund të vozitet me leje të veturës standarde.
Ky model ka motorin 278cc me një cilindër me benzinë i cili prodhon 29 kuajfuqi.