Punonjësit në kryeqytetin zviceran janë me fat, të paktën kur është fjala për pagesat. Në asnjë qytet tjetër punëtorët nuk janë të kënaqur me llogarinë e tyre bankare në fund të muajit më shumë se sa në Bernë. Kështu tregon një studim i ri i platformës Kununu, citon “Blick”. 8842 persona kanë treguar se sa janë të kënaqur me pagat e tyre. Janë marrë parasysh gjashtë qytetet më të mëdha në pjesën gjermanofolëse në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Berna është në krye, ndërsa autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se ka shumë kompani nga mbarë vendi, si SBB, Posta apo Swisscom që i kanë selitë e tyre në kryeqytet. Përveç kësaj, Berna është qendra administrative e Zvicrës. Pas Bernës vjen St. Gallen (3.67 pikë), Luzern (3.52), Cyrih dhe Winterthur (për 3.42). Në fund vjen Bazeli (3.40). Një shpjegim i detajuar i rezultateve nuk është dhënë në analizën e Kununu-s. Platforma ka vlerësuar jo vetëm pagat, por edhe faktorë të tjerë.