Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e shkarkoi ish-prokurorin publik shtetëror Marko Zvërlevski nga Komisioni për falje, konfirmuan nga Kabineti i Ivanovit. Në vendin e tij u emërua prokurori, Voisllav Gavrovski. Ky vendim hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërsa do të publikohet në Gazetën zyrtare të RM-së.