Zvërlevski intervistohet për “përgjimet” e Prokurorisë Publike
Shkup, 23 dhjetor-Ish kryeprokurori, Marko Zvërlevski, është intervistuar për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane, njofton Nezavisen Vesnik, përcjellë gazeta KOHA. Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedone, Zvërlevski, ka qenë dëshmitari i fundit që është marrë në pyetje për skandalin në fjalë. Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, Lubomir Joveski, kryeprokurori aktual i shtetit, njoftoi për media se në qendrën e telefonisë fikse në Prokurorinë Republika, e instaluar në vitin 2013, janë zbuluar dy hard-disqe me biseda të përgjuara të prokurorëve. Krahas Zvërlevskit, lidhur me këtë procedurë para-hetimore në Prokurorinë e Shkupit janë marrë në pyetje edhe 20 dëshmitarë tjerë. (koha.mk)