Zejnulla VESELI
Shkup, 13 korrik – Pika e 5 e rendit të ditës së seancës së gjashtë të Parlamentit të Maqedonisë ku propozohet shkarkimi i prokurorit publik Marko Zverlevski ka shkaktuar debate mes deputetëve të partisë opozitare VMRO dhe LSDM. Deputetët e partisë së Gruevskit akuzuan zëvendësministrit e Drejtësisë, Oliver Ristevski, se propozimi e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit Zvërlevski nuk përmban asnjë argument. Ata më tej e akuzuan edhe kryetarin Parlamentit, Talat Xhaferi se nuk po e respekton rregulloren e parlamentin sa i përket procedurës se si duhet të shkarkohet prokurori. Gjatë arsyetimin të propozimit të Qeverisë për shkarkimin e prokurorit Zvërlevski, zëvendësministri i drejtësisë Ristevski deklaroi se propozimin që Zvërlevski të shkarkohet n është parashtruar nga Qeveria për shkak se i njëjti ushtrimit e funksionit e ka kryer në mënyrë të paligjshme dhe joprofesionale. “Për fat të keq Prokurorinë Publike Shtetërore prej janarit të vitit 2013 e deri më sot e përfaqësonte personi i cili mandatin e vet të deritanishëm e kryente në mënyrë të pandërgjegjshme dhe joprofesionale, ndërsa nuk e respektonte ligjin “, tha Ristovski. Në vazhdim, ai theksoi se Zvërlevski në vend që të kujdeset për të drejtat dhe liritë e njeriut, ai heshtte dhe nuk ndërmerrte veprime kundër krimit. Kërkesa është parashtruar në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike, sipas të cilit Qeveria mund të kërkojë nga Kuvendi shkarkim të prokurorit publik nga funksioni i tij para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes së paligjshme, të pasaktë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Veprimi i Zvërlesvkit deri më sot tregon se nuk është i aftë ta kryejë funksionin. Zvërlevski ka heshtur për Bankën e Maqedonisë, për Aktor, për përgjimet si dhe për kërkesën e gjykatës së lartë për paraburgimin e Seat Koçanit. Kur i kemi parasysh të gjitha këto fakte, Qeveria konsideron se janë përmbushur të gjitha kushtet për shkarkimin e Zvërlevski”, tha Ristevski, zëvendësministri i Drejtësisë. Menjëherë pas fjalimit të zëvendësministrit të Drejtësisë, koordinatori i grupit gjatë të VMRO-së Dragan Danev, kërkoi nga kryetari i parlamentit Xhaferi një orë pazë. Mirëpo, edhe pas një ore pauze deputetët e VMRO-së e penguan kryetarin e parlamentit Xhaferi që t’i jep fjalën prokurori publik Zvërlevski të deklarohet para deputetëve lidhur me propozimin për shkarkimin e tij. Koordinatori i grupit të parë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, reagoi ndaj vendimit të Xhaferit dhe kërkoi që së pari fjalën duhet të ua jep deputetëve të cilët janë paraqitur për replikë ndaj fjalimit të zëvendësministrit të Drejtësisë dhe pasi të përfundojnë më replikat të gjithë 38 deputetët e VMRO-së, atëherë t’i jepet fjala Zvërlevskit. Pas kësaj pati përplasje midis Xhaferit dhe Dimovskit, kurse Xhaferi dha pauzë të shkurtër prej 10 minutash. Pas pauzës, prokurori publik Marko Zvërlevski njoftoi kryetarin Xhaferi se ai do të deklarohen rreth propozimit për shkarkimin e tij pasi të kenë mbaruar me replikat të gjithë deputetët e paralajmëruar. Pas kësaj kryetari Xhaferi iu drejtua Zvërlevski se ai duhet të jetë prezent në sallën e parlamentit gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojnë me replikat të gjithë deputetët e paraqitur. Ndryshe, pas përfundimit të replikave të 38 deputetëve, fillojnë diskutimet e deputetëve për shkarkimin e prokurorit Zvërlevski, ku për fjalim janë paraqitur 88 deputetë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.