Tenisti gjerman Alexander Zverev, që fundjavën e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Europës në turneun e “Laver Cup” për meshkuj në tenis e ka vlerësuar shumë faktin se ka qenë në të njëjtin ekip me Roger Federer. Jo vetëm kaq, por ka vlerësuar akoma edhe më shumë këshillat që tenisti zviceran i ka dhënë gjatë ndeshjeve të luajtura në këtë turne.
Ndaj dhe Zverev ka shprehur dëshirën që në të ardhmen, Federer të jetë trajneri i tij. “Mendoj se Federer ka dëshirën për t’u bërë trajner në të ardhmen. Ndaj, asnjë nga tenistët nuk do t’i thoshte JO të kishte zviceranin si trajner apo këshilltar. Unë do ta mirëprisja me kënaqësi nëse një ditë do të pranonte të bëhej trajneri im”, tha Zverev, 20 vjeç, numri 4 në botë.