Marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik, ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare ishin temat për të cilat sot në Shkup biseduan zëvendësministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Arta Toçi dhe Josip Bërkiq. Toçi në konsultimet politike shfaqi bindje se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve do ta mbajnë trendin pozitiv të zhvillimit dhe do të pasurohen me përmbajtje të reja me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit konstatuan marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, të konfirmuara me dinamikën e përforcuar në këmbim të vizitave në nivel të lartë dhe më të lartë, përpjekjet e përbashkëta për pasurimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në pjesën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të të dy vendeve. Në takim theks ishte vendosur në dimensionin ekonomik të bashkëpunimit ekonomik.
Toçi dhe Bërkiq i nënvizuan përpjekjet e të dyja qeverive për krijimin e mundësive të volitshme, midis të cilave, vendosjen e linjës ajrore Shkup – Podgoricë – Sarajevë, lehtësim të udhëtimeve të qytetarëve të të dy vendeve me dokumente udhëtimi biometrik, njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale në të dy vendet, si dhe ngjarjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.