Shkup, 2 prill – Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot në profilin e tij në Fejsbuk, publikoi se rreth 3.000 të punësuar në NP “Pyjet e Maqedonisë” dy muaj janë pa rroga dhe kontribute për sigurim pensional dhe shëndetësor.
“Ato janë pothuaj 3.000 familje, të cilëve u është rrezikuar ekzistenca. Në kohë të pandemisë botërore, harxhimeve të rritura për jetesë dhe kaosit të përgjithshëm, 3.000 bashkëqytetarë tanë po ballafaqohen me vuajtje se si ta mbijetojnë muajin, ata janë njerëz me kredi, me harxhime të ndryshme të tjera, disave prej tyre këto janë të ardhurat e vetme për jetesë”, tha Tripunovski.
Sipas tij, të mos paguhet rroga për dy muaj është akt tejet i papërgjegjshëm dhe johuman nga ana e ekipit udhëheqës të NP “Pyjet e Maqedonisë”.
“Ku janë paratë për rrogë të këtyre njerëzve!? Nëse nuk ka pse pranohen punëtorë të rinj dhe pse publikohen shpallje të reja për punësime partiake!? Nëse ka, ku kanë përfunduar dhe pse nuk u janë paguar punëtorëve!? Tre mijë familje nuk guxon të mbeten pa ekzistencë. Rrogat e të punësuarve në NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ duhet të paguhen”, thotë zëvendësministri plotësues Tripunovski.(koha.mk)
Околу 3000 вработени во ЈП Македонски Шуми, два месеци се без плата и платени придонеси за пензиско и здравствено…
Publiée par Цветан Трипуновски sur Jeudi 2 avril 2020