Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në detyrë, Milazim Gashi, ka thënë se Lista Serbe ka nxjerrë jashtë loje subjektet tjera serbe të Kosovës.
Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Lista Serbe mblodhi pjesën dërmuese të partive serbe të Kosovës madje mori edhe malazezët dhe u fuqizua shumë. Ai ka thënë se SLS e Petkoviqit nuk është aktive si parti prandaj thotë se ka pasur një dominim të Listës Serbe, transmeton gazeta KOHA.
“SLS mund të kërkojë votat e saja, por nuk mund ta eliminojmë Listën Serbe e cila ka 10 deputetë”, tha ai.
Gashi ka thënë se Petroviqi nuk mund të shkojë në serbi pasi sipas tij “është i linjës së SPS, ndërsa të tjerët linja demokratike [Lista Serbe dhe Partia e Vuçiqit].
Ai ka thënë se 40% e serbëve nuk janë të pozicionuar mes Listës Serbe dhe partive tjera serbe në Kosovë.(koha.mk)