Shkup, 22 prill – Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu sot ka pritur në takim drejtorin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Fatmir Iseni.
Nuhiu dhe Iseni kanë biseduar në lidhje me arritjet e deritanishme për ngritjen e institucioneve dhe vendosjen në funksion të proceseve që kanë të bëjnë pikërisht me Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve.
“Së bashku me Drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve vlerësuam arritjet e deritanishme në ngritjen institucionale dhe parapërgatitjet për vendosjen funksionale të procedurave dhe proceseve që kanë të bëjnë me funksionimin operativ të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej”, është shprehur kështu Zëvendësministri Nuhiu pas takimit me drejtorin Iseni.