Një tjetër provë që Shqipëria mund të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave është dhe dokumenti i siguruar nga “blumberg”.
Por sfida për plotësimin e kushteve të vendosura mbetet, pasi duhet zyrtarizuar edhe vendimi i Frances dhe Hollandës, dy prej vendeve skeptike në lidhje me këtë vendim.
Zëvendësministri i Jashtem Sokol Dedja këtë të hënë ka qenë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se sinjalet deri më tani janë pozitive në rrugën e procesit për hapjen e negociatave.
Ndërkohë në lidhje me kushtet e vendosjes nga Gjermania, zv.ministri Dedja ka theksuar se kushtet janë thjesht një mënyrë për të bërë hapat e njëpasnjëshëm në rrugën e negociatave.
Si e shikoni draft dokumentin e ministrave të Jashtëm të BE që vendos pro hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?
Ajo që mund të thuhet se kemi sinjale positive dhe siç e thatë dhe jo të gjithë vendet anëtare e kanë shprehur vendimin e tyre, do të duhet të presim vendimin e Këshillit Evropian. Gjithsesi sinjalet janë pozitive janë një grup i konsiderueshëm vendesh që e kanë shprehur mbështetjen e tyre, vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, Italia dhe ajo që është e rëndësishme është qëndrimi i Gjermanisë në Këshill, që është qëndrimi që parlamenti ka autorizuar qeverinë që të mbajë që është ai për hapjen e negociatave.
A rrezikohet ky vendim nga Franca, Hollanda që ende nuk e kanë zyrtarizuar qëndrimin e tyre?
Deri më tani kemi një numër qëndrimesh pozitive, por nuk është marrë ende vendimi që merret me 15 nga ministrat e Jashtëm dhe me 17-18 tetor nga kryeministrat dhe presidentet e vendeve anëtare. Unë nuk mund të komentoj draft dokumenta që janë shpërndarë po ajo që mund të them është vendimi i vendeve anëtare dhe ne na përket përmbushja e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, vlerësuesi objektiv i pavarur Komisioni Evropian që është shprehur qartë se këto kushte janë përmbushur dhe vendeve anëtare ju ka rekomanduar hapjen e negociatave. Tani vendet anëtare duhet të vendosin me unanimitet, siç sugjeruat dhe ju ka një sërë konsideratash që do të ndikojnë në marrjen e këtij vendimi, përfshire dhe konsideratat e brendshme politike.
Çfarë ndodh nëse marrim një vendim pozitiv në datën 18 tetor, çfatë duhet të bëjë dhe të presë më pas Shqipëria?
Procesi i negociatave përbëhet nga një seri hapash të njëpasnjëshëm për të arritur te përputhja e plotë deri në ditën e parë të anëtarësimit e legjislacioni tonë me legjislacionin e BE, arritja e standarteve evropiane. Teknikalitetet janë të ndërlikuara nga ana proceduriale ka një konferencë ndërqëveritare e cila nuk ka ende një datë pritet në ditët në vijim një datë për të pas vendimit të këshillit, ky është lançimi zyrtar i negociatave shprehja e qëndrimeve fillestare negociuese, pastaj vijon procesi që e kemi nisur tashmë procesi i analizimit të legjislacioni tonë për secilin kapitull dhe fushë të politibërjes së BE-së për të parë se çfarë shkalle përshtatshëmrie ka Shqipëria me këto standarte në atë fushë, pastaj në bazë të analize do të vendosen se çfarë kushtesh do të vendosen për hapjen e çdo kapitulli për secilën fushë të politikbërjes së BE dhe ndiqet në imtësi plotësimi i standarteve dhe përputhja e standarteve të Shqipërisë me BE, më pas mbyllet dhe kapitulli.
Është folur shumë rreth kushteve gjermane që duhen përmbushurm cilët janë dy kryesoret që mundet ta stopojnë apo ta çojnë përpara procesin?
U zgjata pak me përshkrimin e procesit të negociatave pasi kjo hedh dritë dhe mbi atë që janë kushtet gjermane. Procesi përbëhet nga një sërë hapash që janë shkallë të njëpasnjëshme drejt arritjes së synimit përfundimtar, arritjes së standarteve të BE-së, përputhjes së legjislacioni tonë me atë të BE-së, kjo do të thotë që çdo shkallë ka kushte. Kushtet që do të vendosen çfarë standartesh do të ketë Shqipëria për të kaluar në hapin pasardhës, secili hap i negociatave, ka vendosje kushtesh dhe monitorim kushtesh që do të na çojnë drejt finishit. Procesi i vendosjes së kushteve është dhe thelbi i hapjes së negociatave, është dhe arsyeja pse ne e duam procesin e negociatave është trysnia, nga ana tjetër mbështetja monitorimi për procesin transformues evropianizues të vendit, prandaj kushtet janë thelbi.