Shkup, 27 dhjetor – Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura sot në një eveniment të organizuar në Shkup ka ndarë çmimin e vitit për mundësin Besir Alili nga KM ‘Liria’ në Shkup, i cili është dhe kampion europian për kadet.
“Agjencia për rini dhe sport si sportist më të ri në Maqedonin e Veriut për vitin 2019 ka zgjedhur Besir Alilin mundësin e KM “Liria” nga Çairi,kampion i Europës për kadet në mundje. Në cilësin e zv.drejtorit kisha nderin të ndaj këtë çmim. Me punë dhe angazhim që sportistët shqiptarë të zënë vendin e merituar. Suksese dhe fitore të reja me rezultate që do na bëjnë krenarë në vitin 2020”, ka theksuar kështu zv.drejtori Nura.(koha.mk)