Shkup, 26 nëntor – Zëvendës drejtori i Policisë financiare, Bashkim Hasani sot ka pasur një takim pune me zëvendës ministrin e punëve të brendëshme Agim Nuhiu e sipas tij ky takim është bërë për të diskutuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Takim miqësor me përfaqësuesit e MPB-së, respektivisht zv.ministrin z. Agim Nuhiu dhe Drejtorin e Sigurisë Publike, z. Besir Dehari. Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi nderinstitucional mes institucioneve që përfaqësojmë”, thekson kështu zëvendës drejtori Hasani.(koha.mk)