Shkup, 27 dhjetor – Pas klasës senzorike në SH.F. Hasan Prishtina, bashkë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Komunes të Çairit Visar Ganiu vijuam me promovimin e proektit të përkujdesjes për çdo fëmijë si dhe arsimit inkluziv duke lëshuar në përdorim klasën senzorike të rradhës për fëmijët me nevoja të veçanta, kësaj rradhe në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup.
Falenderoj Kryetarin Ahmeti i cili me përkrahjen edhe të bashkëpunëtorëve dhe ndërmarrësit lokal, vijon kontributin në sensibilizimin e opinionit dhe stimulimin e trajtimit korrekt të fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë.
Ashtu siç premtuam, projekti i krijimit të kushteve optimale për përfshirje të të gjithë fëmijëve do të vijojë edhe në shkolla tjera.” – thotë Buçi.(koha.mk)