Shkup, 1 shkurt – Me rastin e 25 vjetorit të formimit të marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Zvicrës, mbrëmë ambasadorja zvicerane Sibil Zuter organizoi solemnitet, ku mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, njofton Koha.
“Në këtë ngjarje, u theksuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, si dhe mbështetja e rëndësishme të cilën Zvicar ia jep Republikës së Maqedonisë në përpjekjet e saja për të ndërtuar demokraci sociale inkluzive, për ta zhvilluar ekonominë, për ta përmirësuar infrastrukturën dhe ta mbrojë mjedisin jetësor”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Theksuan se është diskutuar edhe për rolin e diasporës nga Maqedonia në Zvicër me mbi 80.000 persona si urë midis dy vendeve.
“Zuter dhe Zhernovski e përsëritën dëshirën e përbashkët për dialog më intensiv politik dhe këmbim ekonomik bilateral, si dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha sferat”, theksuan nga MPJ-ja.
Zhernovski e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe dobinë nga mbështetja e Qeverisë zvicerane në 25 vitet e fundit.
“Jam i bindur se në 25 vjetorin jubilar do të shikojmë si në fillim. Maqedonia fuqishëm e vlerëson mbështetjen e Zvicrës, përmes reformave t’i arrijmë standardet evropiane dhe vlerat dhe të vazhdojmë me demokraci inkluzive sociale dhe ekonominë e tregut, njëherit duke siguruar udhëheqje efikase me resurset natyrore”, tha Zhernovski.
Zuter, potencoi se në 25 vitet e fundit, Zvicra dhe Maqedonia kanë zhvilluar partneritet të fuqishëm përmes këmbimit politik, tregtisë dhe investimeve dhe bashkëpunim zhvillimor.
“Sot, Zvicra është radhitur ndër partnerët më të mëdhenj bilateral për bashkëpunim të Maqedonisë. Në vitet që vijnë mbetemi të përkushtuar edhe më tej për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian përmes programit tonë të madh për bashkëpunim”, ka thënë Zuter. (koha.mk)