Zuka te Flamurtari?

19

Flamuratari duket se nuk ka të ndalur këtë merkato, pasi pas blerjeve të Muarem, Gafurit dhe Nedeljoviç, ka gati goditjen e rradhës. Klubi vlonjat është shumë pranë marrëveshjes më një lojtar të Shkupit.

Bëhet fjalë për Fisnik Zukën, i cili pozicionin natyral e ka si mbrojtës i majtë, por mund të përshtatet shumë mirë edhe si mefushor i majtë ose trekuartist, bën të ditur “panorama-sport”.

Lojtari është i datëlindjes 1995 dhe vlera e tij sipas “Trasfermarket” shkon në 200 mijë euro. Zuka ka luajtur më parë edhe me ekipet e moshave U-17 dhe U-19 të Maqedonisë.

Comments are closed.