Shkup, 2 korrik – Fisnik Zuka pas nuk vazhdoi bashkëpunimin me KF Renova, nuk iu desh shumë kohë për të gjetur klub të ri, dhe ajo do të jetë skuadra e Rabotniçkit. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmoi edhe vetë futbollisti duke thënë se gjithçka është e kryer dhe se ka mbetur vetëm të zyrtarizohet marrëveshja.
“Pasi u largova nga Renova më kontaktuan drejtuesit e KF Rabotniçkit dhe më ofruan që të jem pjesë e skuadrës së tyre duke më ofruar kontratë një vjeçare. Sigurisht se pranova pasi edhe kushtet që më i ofruan janë të mira. Shpresoj dhe besoj se do të jap më të mirën për këtë klub”, deklaroi për gazetën KOHA, Zuka.
Ndryshe, pos asaj që ishte pjesë e KF Renova, Zuka ka luajtur edhe për FC Shkupin si dhe për Flamurtarin nga Vlora.