Nju-Jork, 22 mars – Pronari i Fejsbukut, Mark Cukerberg deklaroi për Si-En-En se në vitin 2017 kanë zbuluar një numër të madh të profileve të rrejshme nga Maqedonia, prej ku përhapen lajme të rrejshme, dhe se është i gatshëm të dëshmojë para Kongresit amerikan për shkak të keqpërdorimit të të dhënave të rrejshme të miliona shfrytëzuesve të këtij rrjeti social.
“Në vitin 2017 gjatë zgjedhjeve speciale për Senatin në Alabama, kemi përdorur vegla të reja që i zhvilluam me qëllim që të zbulojmë profile të rrejshme të cilat mundohen të përhapin lajme të rrejshme. Gjetëm shumë profile të tilla të rrejshme nga Maqedonia. Na pret punë e mundimshme që t’ua vështirësojmë shteteve si Rusia që të përzihen në zgjedhje, të pengojmë njerëz të tjerë të përhapin lajme të rrejshme”, tha Cukerberg.
Ai pranoi gabim dhe shprehu keqardhje për shkak të skandalit.
“Me të vërtetë më vjen keq për atë që ka ndodhur”, deklaroi Cukerberg në intervistë, së pari pasi u zbulua skandali me kompaninë Kembrixh analitiks, e cila lidhet me fushatën presidenciale të Donald Trampit në vitin 2016.
Ato pranuan se kanë pasur qasje deri te 50 milionë shfrytëzues të Fejsbukut pa dijen e tyre dhe kanë ruajtur të dhëna pasi Fejsbuku ka kërkuar fshirje të të dhënave.
Sipas tij, kompania ka bërë gabime dhe theksoi se kjo e ndryshon politikën e tyre për privatësi që të mbrohen të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit social.
Ai paralajmëroi kufizim të qasjes deri te të dhënat personale të shrytëzuesve të FB dhe njoftim deri te gjithë shfrytëzuesit të dhënat e të cilëve mund të keqpërdoren pa lejen e tyre.
“E qartë është se deri në vitin 2016 nuk e kemi plotësuar mirë detyrën që të përgjigjemi në sfidat si duhet, pa dallim nëse bëhet fjalë për përzierje të Rusisë në zgjedhjet në SHBA ose për lajme të rrejshme. Por, atë që e pamë prej atëherë është se disa muaj më vonë kishte zgjedhje në Francë ku sistemuam disa IT vegla bënë punë të madhe”, deklaroi Cukerberg.