Mark Zuckerberg në rrjetin social Facebook ditën e hënë postoi një foto të dhive të tij. Ndërsa emri i njërës është Max, dhia tjetër e Zuckerbergut quhet Bitcoin. Bitcoin mund të jetë kriptomonedha më popullore në botë por tani ka nderin që emri i tij i përket një prej dhive të Zuckerbergut.
Në 2019-n, në një intervistë, CEO i Twitterit, Jack Dorsey, kishte treguar se Zuckerbergu i kishte servuar një dhi që e kishte prerë vetë. Nëse Zuckerberg ende vijon me këtë traditë, atëherë Bitcoin duhet me të vërtetë të shqetësohet.