Shkup, 30 janar – Klubi i mundjes “Liria” ka arritur që për një kohë të shkurtë të përforcohet me dy mundës cilësor. Pas Stole Eftimovit, i cili erdh nga klubi i mundjes “Spartak”, klubi më i suksesshëm shqiptar ka zyrtarizuar edhe goditjen e dytë. Fjala është për Halil Zubairovin, ish-kampionin evropian për kadet dhe fitues i medaljes së bronztë nga Kampionati Evropian deri 23 vjeç.
Zubairov është prezantuar me fanellën e klubit nën shoqërinë e nënkryetarit Ame Ademi. Ndryshe, transferimi i Zubairov te KM “Liria” konsiderohet si një prej transferimeve më të bujshme në historinë e mundjes së Maqedonisë. (koha.mk)