Zoran Milevski-Kiçeec më 12 tetor duhet të shkoj në burg

22

Zoran Milevski-Kiçeec më 12 tetor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës. Ai duhet të vuaj dënimin prej 3 viteve burg të shqiptuara për rastin “reket”. Tani për tani nuk ka informata nëse ai do të kërkoj shtyrje të vuajtjes së dënimit.

Kiçeec u gjykua në rastin “Reket” pasi pranoi fajin për zhvatjen e mbi një milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Përveç Kiçeecit në këtë rast janë dënuar edhe Bojan Jovanovski-Boki13 me 9 vite burg dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva e cila u dënua me 7 vite burg.

Comments are closed.