Përmbaruesi Zoran Dimov, i emëruar për rajonin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup dhe Gjykatën Themelore Shkupi 2 Shkup, është kryetar i ri i Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM). Nga Oda informojnë se Dimov është zgjedhur për kryetar në Asamblenë e jashtëzakonshme të OPRM-së, të mbajtur më datën 10 të këtij muaji. Kryetari i deritanishëm i Odës, Zoran Petreski në gusht të këtij viti parashtroi dorëheqje nga funksioni për arsye personale.