Në kopshtin zoologjik në Shkup sot dhe nesër do të mbahet argëtimi për fëmijë ” ZOO përralla e Vitit të Ri”.
Të dyja ditët nga ora 12 deri në orën 16 vizitorët e vegjël do të kenë mundësinë që të kënaqen në programin e pasur të Vitit të Ri.
Do të jepen shfaqjet “Mrekullia e Vitit të Ri” me Babagjyshin e Viti të Ri, më pas heronjtë e Diznit Miki, Mini dhe Olaf do të ndajë dhurata për çdo fëmijë. Në fund, në qendrën edukative është planifikuar projeksioni i filmave të animuar “Zootopia” dhe “Frouzen”.
Biletat janë nga 100 denarë për fëmijë dhe të rritur dhe mund të blihen në biletarinë e Kopshtit Zoologjik.