Shkup, 27 shkurt – Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi, Dragi Zmijanac, apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç”.
Vetëm në këtë rast, thotë Zmijanac, nëse zbulohet përmes dëshmive të ish-fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet, si “25 Maji”, të cilat në kontinuitet janë trafikuar dhe abuzuar seksualisht do të mund të ngrihet përgjegjësi penale edhe për këto vepra nga e kaluara.
Kjo, konsideron Zmijanac, është mundësi që tërësisht ta pastrohen rastet me abuzim të fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet shtetërore për përkujdesje, siç ishte rasti i fundit me eksploatim seksual të vajzës nga institucioni për përkujdesje të fëmijëve me probleme sociale dhe edukative “25 Maji”.
Pas presionit të madh Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ajo ndërmori masa që të zbulohet si në vazhdimësi kjo vajzë, kanë qenë tetë apo nëntë herë e përdhunuar, është trafikuar dhe është abuzuar seksualisht, ndërsa askush nuk e ka ditur ose nuk ka reaguar.
Thotë se duhet të gjenden të gjithë, të cilët në çfarëdo qoftë mënyre e kanë keqpërdorur vajzën, si dhe të dënohen, sepse këto vepra mund të vendosen edhe nën pedofili dhe trafikimin me fëmijë.