Shkup, 10 janar – Nga zjarri që kaploi një shtëpi në lagjen e Shutkës dy fëmijë e kanë humbur jetën. Në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur çatia. Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.
Dy fëmijë të moshës tre dhe njëvjeçare kanë humbur jetën nga një zjarr në mesditë, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë shtëpinë e tyre në Shuto Orizare të Shkupit. Sipas informatave të para zjarri është shkaktuar nga defektet në instalimi i rrymës. Ende nuk dihet fati i dy fëmijëve tjerë të cilët në momentin kur është shkaktuar zjarri ishin brenda në shtëpi. Shtëpia është djegur e tëra. Në vendin e tragjedisë ka qëndruar edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili ka premtuar se do të bëjnë krejt çfarë është e nevojshme për familjen.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen, kryetarin e Komunës dhe qytetarët e Shuto Orizarit për tragjedinë e madhe. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar ndihmën e nevojshme për familjen, akomodimin dhe financat. Do të angazhohemi për të bërë përmirësimet e nevojshme të infrastrukturës në mënyrë që ngjarje të tilla të pakëndshme të mos ndodhin në të ardhmen”.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan afër 15 zjarrfikës. Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga defektet në instalimin elektrik.(koha.mk)