Athinë, 23 korrik – Nën kontroll është vendosur zjarri pyjor në Rafinë, kumtuan autoritet greke sot pasdite. Zjarri shpërtheu në orën 15:21 minuta sipas kohës lokale në komunën e Rafinës në pjesën lindore të rajonit të Atikës, në afërsi të lagjeve ku para saktë një viti në zjarret katastrofale jetën e humbën 102 persona.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 101 zjarrfikës me 48 automjete, katër ekipe të këmbësorisë, ekipe speciale, dy aeroplanë dhe tre helikopterë.
Pjesërisht është vendosur nën kontroll edhe zjarri pyjor i cili shpërtheu në orën 15:27 minuta sipas kohës lokale gjithashtu në pjesën lindore të rajonit të Atikës. Atje intervenojnë 13 zjarrfikës me pesë automjete.