Zjarri në Likovë akoma aktiv

Kumanovë, 29 mars – Akoma është aktiv zjarri në Likovë, mbi fshatin Nikushtak, drejt Matejçit deri te Vllajin Grob, informojnë sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat dhe nga dega e Kumanovës së NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Drejtori i Degës Luan Bajrami deklaroi se edhe sot ekipet e të punësuarve do ta shuajnë zjarrin që dje e përfshiu sipërfaqen prej 60 hektarësh dhe se do të kërkojnë ndihmë nga institucionet kompetente, që dje përsëri shuan me dy aeroplanë katër herë.

“Zjarri tanimë është në një pikë shumë të lartë. Era ndikon keq, cisternat e njësive të zjarrfikësve nuk kanë mundësi të arrijnë në lokacion për shkak të terrenit të shkretë. Ekipet tona vazhdimisht janë në terren”, deklaroi Bajrami.

Direktiva për Mbrojtje dhe Shpëtim, edhe përskaj aeroplanëve, së bashku me ekipet e njësive zjarrfikëse të Kumanovës, dje kanë qenë në vendin e përfshirë me zjarr.

Në zjarr përskaj barit të thatë, pyjeve të degraduara dhe me trungje të shkurta, është përfshirë edhe pylli i lartë me lisa. Në kumtesën e QRMK-së Kumanovë theksohet se komuna e Likovës ka kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente ta shuajnë zjarrin. (koha.mk)