Krushevë, 1 prill – Ende nuk është vënë nën kontroll zjarri rreth vendbanimeve Norovë dhe Aldincë, që digjet këto ditë në Krushevë, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Krushevës.
Zjarri është përhapur drejt vendit Tërstenik në afërsi të manastirit “Shën Spasi”, ndërsa për momentin në terren janë tre helikopterë të Armatës që marrin pjesë në shuarjen.
Në shuarjen, me forca dhe mjete plotësuese janë Njësiti Territorial i Zjarrfikësve nga Krusheva dhe nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe nga vetëqeverisja lokale e Krushevës.
Kryetari i komunës së Krushevës Tome Hristoski iu falënderua Armatës për gatishmërinë dhe ndihmën që u është dhënë me helikopterët.