Zjarri që shpërtheu mbrëmë mbi kodrën në Kondovë të Shkupit në Komunën e Sarajit është vënë nën kontroll. Shtëpitë në fshatin e Kondovës janë jashtë rrezikut që të përfshihen nga zjarri, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Ekipet e Brigadës zjarrfikëse në Shkup do të intervenojnë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit.
Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, gjatë natës në terren kanë dalë më shumë se 40 zjarrfikës dhe zjarrfikëse nga Brigada Zjarrfikëse në Shkup, si dhe një numër i madh i njerëzve dhe makinerive nga ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”. Rreth fshatit, është krijuar një brez mbrojtës që të pengohet përhapja e tij.