Shkup, 28 mars – Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim propozojnë ndërmarrjen e masave në nivel shtetëror lidhur me gjendjen me zjarret ndërsa, siç thanë prej atje, situata nuk ka dalë jashtë nga të gjitha kornizat.
Prej atje informojnë se edhe krahas apeleve të përditshme te popullsia dhe shërbimeve relevante ende nxisin dhe e rrezikojnë natyrën dhe njerëzit.
Sot, siç kumtojnë është intervenuar dhe shuar zjarri në Likovë ku janë hedhur 25 tonë ujë.
“Pas intervenimeve aktive disa javore në shumë lokacione në vend, edhe sot, Sektori për shërbime të specializuara me pilotët ajror dhe personelin teknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vepruar në shuarjen e zjarrit në sipërfaqe të hapur, në rajonin e komunës së Likovës në rajonin e fshatit Nikushtak-Vishtuc-Matejç”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë. (koha.mk)