Zjarri në Karadakun e Shkupit ende aktiv

Shkup, 18 mars – Zjarri në Malin e Karadakut i cili shpërtheu sot rreth orës 13 ende është aktiv. Po digjet pylli rreth 1.400 metra lartësi mbidetare. Për shkak të erës së fuqishme zjarri po shpërndahet nga ana e Kumanovës drejtë Shkupit dhe sonte duket nga Shkupi.

Ekipet zjarrfikëse janë në teren, ndërsa gjatë ditës ishte intervenuar edhe me aeroplanë. Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Vladimir Simonovski, ka deklaruar se aksioni vazhdon nesër me aviacion, sepse aeroplanët nuk kanë pajisje për fluturim natën.

Zjarri shpërtheu në vendin Guri i Zi, përgjatë Likovës, Karadakut të Shkupit dhe fshatit Matejç.(koha.mk)