Madrid, 19 gusht – Mbi 8.000 njerëz janë evakuuar nga ishujt Kanarie për shkak të zjarrit të madh, ndërsa flaka është ngritur 50 metra në lartësi, përcjellë KOHA.
“Për vetëm 48 orë janë djegur 6.000 hektarë pyll”, kumtuan autoritetet e ishullit Gran Kanaria.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 1.100 zjarrfikës, të cilët kanë ndihmë nga 14 kanaderë.
Ishulli Gran Kanaria dhe kryeqyteti Las Palmas janë të njohura për plazhe dhe male si destinacione të famshme turistike për evropianët.
Për shkak të zjarrit janë evakuuar vetëm banorët e fshatrave.
Zjarret janë dukuri e shpeshtë në jug të Evropës gjatë verës. Në pothuajse gjysmë provinca spanjolle sot ka hyrë në fuqi paralajmërimi nga rreziku i madh nga zjarret. (koha.mk)