Shkup, 2 shtator – Zjarri në fshatin Shishovë të komunës së Sarajit është vendosur nën kontroll dhe ekipe të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit po punojnë në shuarjen e tij të plotë.
“Në terren janë tri ekipe me zjarrfikës. Nuk ka kurrfarë rreziku, zjarri është vendosur nën kontroll dhe po punohet në shuarjen e tij të plotë”, informojnë nga Brigada Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.