Një tragjedi e rëndë ka tronditur Durrësin para pak minutave. Sipas policisë, rreth orës 17:30 një banesë në Rromanat është përfshire nga flakët, i cili u ka marrë jetën 3 fëmijëve të mitur që ndodheshin brenda. Sipas të dhënave, viktimat janë trinjakë të moshës 3-vjeçare. “Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr. Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,- tha policia.(mapo.al)