Mbi fshatin Batincë të Shkupit rreth orës 18 një sipërfaqe e madhe e pyllit është përfshirë nga zjarri, raporton TV21, transmeton Gazeta Koha.
Me intervenimin të shpejt të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar duke mos lejuar që të shkaktoj dëme më të mëdha. Nga njësiti i zjarrfikëseve thonë se kanë arritur të intervenoj në kohë duke mos lejuar që zjarri të afrohet në vendin ku mbillet rrushi i shtetit dhe në afërsi të shtëpive më të afërta që ndodhen në malësi. Siç informojnë nga njësiti i zjarrfikëseve nuk ka dëme materiale, përveç djegies së kullosës.
Zjarr mbi fshatin Batincë të Shkupit, Zjarrfikësit e lokalizojnë me kohë
Batinca në flakë, edhe në mes të dimrit!Mbi fshatin Batincë të Shkupit rreth orës 18h ka shpërthyer një zjarr që rrezikonte të përhapej në shtëpitë e asaj ane!Flakët kishin kapluar një pjesë të pyllit, në afërsi të vreshtave.Me intervenimin të shpejt të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar duke mos lejuar që të shkaktoj dëme më të mëdha.Nga njësiti i zjarrfikëseve thonë se intervenuan me kohë duke mos lejuar që zjarri të rrezikoj pronat private dhe kulturat bujqësore!Siç informojnë zjarrfikësit nuk ka dëme materiale.
Publiée par TV21 sur Samedi 16 février 2019