Një zjarr i madh kaploi një pjesë të fushës në stadiumin “Nissan” para ndeshjes mes Tennessee Titans dhe Indianapolis Colts në futbollin amerikan të dielën, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Pajisja e zorimit shpërtheu në flakë në stadium afër tunelit ku lojtarët hyjnë në fushë.
Tymi i zi u shpërnda nëpër stadium, derisa stafi menjëherë përdori një fikëse të zjarrit për ta vënë gjendjen nën kontroll. Çuditërisht fillimi i ndeshjes nuk u ndikua nga zjarri.