Zjarri dogji tërësisht ndërtesën e parlamentit në Kamerun

14

Ndërtesa e Parlamentit të Kamerunit tërësisht e shkatërruar nga zjarri që shpërtheu gjatë natës. Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes arritën dy orë pasi që shpërtheu zjarri në ndërtesën në kryeqytetin Jaunde. Nuk ka njoftime për viktima  nga zjarri. Policia tani për tani nuk njofton arsyet për shpërthimin e zjarrit.

Shërbim publik radioteleviziv CRTV njoftoi se dëshmitarë okularë deklaruan se zjarri shpërtheu në katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës.  Disa deputetë nga  të gjitha partitë dhe organet administrative i ndihmuan zjarrfikësve që të shuajnë zjarrin, i cili tashmë shkatërroi katër kate nga blloku administrativ i objektit, u publikua në televizionin shtetëror.

Comments are closed.