Shkup, 29 nëntor – Ekipet e shpëtimit nga vendi që u dërguan në Shqipëri pas tërmetit katastrofal u kyçën në shpëtimin e të mbijetuarve.
Ekipi i Qytetit të Shkupit i përbërë prej katër zjarrfikësve dhe dy prej logjistikës për incizim me dron dhe termokamera për kërkimin e personave, ishte në Durrës ku tre ditë pa lodhje ka punuar në gjetjen e njerëzve nën rrënoja e cila u shënua si pikë e zezë.
“Prej orës 19:30 të martën punuam në zbulimin dhe kërkimin e të bllokuare nën rrënoja me dron dhe termokamera në një shtëpi e cila konsiderohej si pika e zezë e tërmetit. Në të ka pasur një grua, një vajzë, dy binjakë nga dy vjet dhe një person i moshuar invalid. Për fat të keq, janë të gjithë të vdekur”, thuhet në një deklaratë për MIA-n komandanti i Brigadës Zjarrfikëse Territoriale të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski.
Ekipi i Qytetit të Shkupit bashkërisht ka punuar me ekipin nga Italia dhe me Armatën e Shqipërisë.
Pas tërmetit katastrofal të martën në Shqipëri u dërguan ekipe për shpëtim dhe makineri, ndërsa kryeministri Zoran Zasev paralajmëroi se janë përgatitur edhe ekipe të mjekëve nëse nevojitet të intervenojnë. Ditën e njëjtë Qeveria solli vendim të miratojnë gjashtë milionë denarë për ndihmë financiare për të sanuar pasojat e tërmetit.
Të martën herët në mëngjes në Shqipëri u regjistruan dy tërmete të fuqishme, një me fuqi prej 6,4 dhe tjetri me 5,3 ballës sipas Riterit. Bilanci përfundimtar i tërmetit ende nuk dihet. Sipas informacioneve të fundit 49 persona e kanë humbur jetën, dhe qindra të lënduar. Nga e marta e këtej janë regjistruar mbi 200 tërmete. (koha.mk)