Nga zjarret, të cilat javën e kaluar kapluan Kaliforninë veriore, kanë humbur jetën 40 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Zjarrfikësit të shtunën theksuan se kanë vënë nën kontroll zjarrin, por një erë e papritur të dielën përkeqësoi situatën. Zjarret e mëdha shkatërruan më shumë se 200.000 hektarë, si dhe rreth 5.700 objekte. Autoritetet lokale thonë se më shumë se 9.000 zjarrfikës po luftojnë me rreth 15 zjarre aktive. Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga zona e prekur dhe qindra njerëz llogariten për të zhdukur. “Fatkeqësia është e pabesueshme”, tha Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, pasi vizitoi zonat e prekura. Zjarret që nga fillimi i vitit goditën SHBA-të, shkaktuan më shumë se 2 miliardë dollarë dëme.