Zjarre të fuqishme kanë përfshirë vendin, ku përveç viktimave shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht. Kryetari i Kalifornisë ka thënë se “kjo është një prej tragjedive më të mëdha” me të cilën është përballur ndonjëherë ky shtet. Më shumë se dhjetë mijë zjarrfikës janë duke u përballur me 16 vatrat e mëdha të mbetura të zjarreve. Erërat e forta me shpejtësi 70 km/h kanë shtyrë zjarrin nëpër zona duke detyruar njerëzit që të evakuohen. Një prej zonave më të prekura është Santa Rosa ku tre mijë njerëz janë evakuuar vetëm të shtunën.