Athinë, 10 korrik – Në dy lokacione në Greqinë qendrore, në afërsi të qytetit Lamia kanë shpërthyer dy zjarre, nga të cilët njëri tashmë është vënë nën kontroll, ndërsa banorët e një fshati në mënyrë parandaluese janë evakuuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zjarri 12 kilometra në veri të Lamias, në afërsi të fshatit Divri, banorët e të cilit ishin transferuar në lokacion të sigurt, ka shpërthyer para orës 15 sipas kohës lokale në pjesën pyjore dhe shpejt është përhapur, ndërsa temperatura e lartë e vështirëson punën e zjarrfikësve.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 42 zjarrfikës me 21 automjete dhe 16 persona të ekipit këmbësor, 5 aeroplanë dhe 4 helikopterë, ndërsa me 11 cisterna ndihmojnë nga komuna dhe policia greke.
Gjysmë ore pas zjarrit të parë, ka shpërthyer edhe zjarri i dytë në gjashtë kilometra në veri të Lamias, që para orës 19 ishte vënë nën kontroll.