Në tre qendra për vendosje të refugjatëve në qytetet Vekshe, Borbi dhe Malila në jug të Suedisë sot shpëthyen zjarre, për ç’arsye janë evakuuar mbi 300 kërkues të azilit. Tani për tani nuk ka informata për të lënduar gjatë incidenteve. Policia po heton nëse zjarret janë vënë, por tani për tani nuk ka persona të arrestuar. Suedia në vitin 2015 vërejti numër rekord të kërkesave për azil, gjithsejt 163.000.