Tiranë, 23 gusht – Shumë zjarre kanë shpërthyer në territorin e Shqipërisë, ndërsa sipas madhësisë dhe rrezikut që e sjellin është ai në Tepelenë dhe në Shëngjin, ku zjarri po afrohet rreth shtëpive, njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
Që të dy zjarret janë në terrenin malor të paarritshëm, për shkak se shuarja është e mundshme vetëm me helikopterë.
Në Tepelenë problem shtesë janë bombat e paaktivizuara nga Lufta e Dytë Botërore dhe tërë operacioni i shuarjes së zjarrit është nga rreziku më i lartë i mundshëm. Për momentin po digjet bari dhe pylli me shkurre, ndërsa popullata lokale i ka informuar autoritetet për të paktën dy detonacione, të cilët ishin shumë të fuqishme.
Në Shëngjin, megjithatë, problem shtesë është era e fuqishme që flakët përhapen shpejtë në pyllin me pisha i cili përhapet mbi kompleksin me hotele, ndërsa i ka përfshirë varrezat e qytetit dhe afrohet drejt shtëpive.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha se me shqetësim të madh e ndjek situatën e shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa rajone të vendit, veçanërisht në prefekturat Gjirokastër dhe Lezhë.
Ai kërkoi nga forcat e armatosura, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Agjencia për përballje me kriza, si dhe njerëzit e parë të vetëqeverisjes lokale në këto zona, të ndërmarrin masa urgjente, t’i neutralizojnë zjarret dhe të “të jenë shumë afër qytetarëve të cilët mund të ekspozohen në rrezik nga përhapja masive e zjarreve”.