Kërçovë, 6 mars – Disa zjarre pyjore janë aktivë në pjesën veriore të Komunës së Kërçovës, gjegjësisht në afërsi të vendit që quajtur “Dobra Voda”. Tani për tani fshatrat në këtë zonë nuk janë në rrezik që të përfshihen me zjarret, përcjellë gazeta KOHA.
Nga Komuna e Kërçovës informojnë se është aktivizuar edhe shtabi i krizave, që të veprohet në mënyrë më efikase, ekipet zjarrfikëse janë në terren dhe punojnë pa ndërprerë, ndërsa janë angazhuar edhe aeroplanë për shuarjen e zjarreve.
Ekipet mobile ende janë në terren dhe për përballen me stihinë e zjarrit, informojnë nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin e Komunës së Kërçovës, prej ku u bëjnë apel qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur, sepse pasojat janë të mëdha. Theksojnë se faktori njeri është shkaktar për paraqitjen e zjarreve.
Edhe krahas terrenit të vështirë dhe të pakalueshëm gjendja është nën kontroll dhe ekipet do të mbesin në terren që ta ndjekin gjendjen, thonë nga Komuna e Kërçovës.(koha.mk)